Itali/ Luiza Gega na përfaqëson denjësisht në aktivitetin sportiv

Në aktivitetin sportiv të mbajtur në Oderzo të Trevizos në Itali, Luiza Gega ka qenë protagoniste në këtë event prestigjoz mes shumë emrave të rëndësishëm të atletikës botërore.

Rezultatet fantastike të Luizës ndër vite, kanë bërë që organizatorët italianë ta përshkruajnë si “një yll të atletikës kontinetale”.

Në këtë garë, Luiza Gega mori pjesë në disiplinën 5 km rrugë. Atletja shqiptare u rendit në vendin e dytë me kohën 15.37 minuta, pas italianes Ludovika Kavali e cila e përshkroi këtë distancë për 15.35 minuta, një garë që u vendos në finish se cila do të ishte fituesja.

Synimi i atletes sonë kampione ishte të thyente rekordin e saj personal, por terreni aspak favorizues dhe moti me shi nuk e mundësuan këtë gjë. Më datë 2 qershor, në “Diamond League”, do të jetë destinacioni i radhës i Gegës në disiplinën e saj të preferuar, atë të 3000 metrave me pengesa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *