Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të qytetit italian Foggia. Fatkeqësisht, përplasja nga një automjet në lëvizje, i ka marrë jetën një 8-vjeçari shqiptar.
Sipas mediave të huaja, i mituri ka qenë në anë të rrugës, kur është goditur nga autmojeti nën drejtimin e një gruaje. 8-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.