Dy persona, njëri prej tyre shqiptar, kanë përfunduar në pranga teksa 20 kilogramë lëndë narkotike tip kanabis janë sekuestruar, në Siena të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në makinë e një shqiptari, i cili banon në Val d’Elsa.
Shqiptari, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet italiane, u pikas nga uniformat teksa lëvizte me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara. Policia e ndoqi atë deri në oborrin e shtëpisë. Nga kontrolli në makinë u gjet sasia e kokainës dhe po ashtu bashkë me të, u vu në pranga edhe një italian.
Autoritetet gjetën në banesë një laboratorë droge, brenda të cilit kishte sende të tjera për përpunimin dhe përgatitjen e drogës. Policia sekuestroi dhe disa celularë, disa prej tyre të koduar, ndërkohë hetimet vijojnë për të arrestuarit, të cilët tashmë do të përballen me akuzën e trafikut të drogës.