Një 24-vjeçar, shtetas shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur me 58 kg kokainë në banesë. Autoritetet italiane bëjnë me dije se shqiptari ka pasur dhe një tjetër bashkëpunëtor, i cili nuk është gjetur ende.
Pas konfirmimit të dyshimeve fillestare Garda Civile ka kryer kontrolle në tre apartamenteve, të marra me qira nga i dyshuari, njërën prej të cilave e ka përdorur si vendbanim.
Efektivët e policisë arritën të verifikonin sesi shtëpitë ishin të pajisura në mënyrë perfekte për kultivimin e kanabis sativa në ambiente të mbyllura, me dhoma të klasifikuara sipas fazës së rritjes në të cilën ndodheshin bimët. Gjatë kontrollit fizik në ambient u gjetën dhe sekuestruan mbi 15 gramë marijuanë, dhe 58 kilogramë kanabis sativa.