Itali/ Në Itali 39-vjeçari shqiptar, maskohej si postier për të vjedhur banesat

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në pragat e policisë italiane, pasi akuzohej për vjedhjen e disa banesave.

Sipas mediave italiane, në datën 21 prill, gjatë aktivitetit të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, policët me rroba civile pikasën një Peugeot 208 të bardhë, me të shkruar “Shërbimet Postare”.

Pavarësisht normalitetit në dukje, diçka nuk shkonte sepse “fonti” i shkrimeve dukej ndryshe nga ai i përdorur përgjithësisht nga mjetet postare italiane. Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, deri kur makina ndaloi para një vile.

Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë një burrë që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, e më pas u fut në makinë duke u larguar shumë shpejt. Në atë moment efektivët e policisë vendosën të ndërhyjnë, por burri fillimisht tentoi t’u largohej, madje duke i qëlluar edhe me grushta. Por gjithsesi u vendos në pranga.

Ndërkohë rezultoi se edhe mjeti i tij tip “Peugeot” i kishte targat e vjedhura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *