Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u arrestuan teksa mbanin me vete qindra doza me kanabis. Të arrestuarit të moshës 36, 33 dhe 30 vjeç ishin nën vëzhgim nga policia ndërkohë që qarkullonin me një makinë tip ‘Renault’ dhe qëndronin pothuajse gjithmonë në të njëjtat vende, aty ku kryenin lëvizje të dyshimta.
50 doza të lëndës narkotike i mbante pasagjeri, ndërsa gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e tij, u arrestua edhe kushëriri i tij i cili kishte mbërritur në qytet para një muaji. Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 27 mijë euro dhe 250 doza kokainë.