Një 47-vjeçar shqiptar, me shtetësi italiane, është arrestuar dy ditë më parë në Itali, pasi iu gjetën 4 kg marijuanë në bodrumin e banesës.
Pas një denoncimi në Policinë e Comos, efektivët ndërhynë në shtëpinë e 47-vjeçarit, ku gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan 5 thasë me marijuanë, me peshë 4 kg e 700 gr, raportojnë mediat italiane.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgimin e Bassones, ku pritet të marrë masën ndëshkimore nga drejtësia italiane.