Itali/ Në pranga dy shqiptarë, kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf

 

Dy shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge janë arrestuar ditën e sotme në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.

Shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro cash të mbështjellë në çarçafët

Sipas policisë italiane thuhet se gjatë ndjekjes të arrestuarit kishin marrë një drejtim të çuditshëm duke u bërë dhe më dyshues për uniformat blu.

Droga është zbuluar nga qeni i atidrogës duke konfirmuar të gjithë dyshimet e mëparshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *