Goditet organizata kriminale në Itali. Të paktën 12 persona, pjesë e kësaj organizate që merreshin me trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë operacionit “GREENHAD” të zhvilluar nga autoritetet italiane.
Pas hetimeve të realizuara nga autoritetet, u bë e mundur identifikimi i pronarit të një banese që përdorej për kultivimin e kanabisit, i cili rezultoi të ishte një shqiptar.
Gjithashtu shqiptari i arrestuar kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Valencias, që kontrolloheshin nga disa shtetas të huaj por edhe nga shqiptarë.
Pesë kontrolle u kryen në një banesë dhe në një plantacion kanabisi në qytetet Chiva, La Eliana, Sagunto dhe Torrella, ku u sekuestruan pothuajse 1 ton marijuanë, 5 automjete, materiale të përdorura për plantacionet dhe më shumë se 14 mijë euro para cash.