Shtatëdhjetë emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u përmbys pranë Lampedusës janë shpëtuar nga policia italiane.
Mediat italiane raportojnë se të shpëtuarit ishin nisur nga Sfax, Tunizia dhe origjina e tyre është nga Nigeria, Gana, Sierra Leone dhe Mali. Mes tyre janë edhe tetë të mitur.
Menjëherë pas operacionit të shpëtimit, një çift u tha autoriteteve italiane se vajza e tyre, e cila lindi vetëm pak javë më parë, ra në ujë kur anija u përmbys dhe ata nuk mundën ta shpëtonin. Hetimet dhe kërkimet vazhdojnë me shpresën se foshnja mund të gjendet gjallë.