Një festë që u kthye në tragjedi. Në mbrëmjen e 26 marsit, Kevin Murataj 19-vjeçari shqiptar banues në Itali ishte duke u kthyer nga festa e mbrëmjes së maturës, dhe u përplas për vdekje nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, teksa Kevin Murataj po kthehej dhe po kalonte në vijat e bardha në zonën e Lignano Sabbiadoro (Udine).
Mediat italiane raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari doli nga një piceri ku kishte darkuar me mësuesit dhe shokët e klasës për të festuar përfundimin e maturës. Kevin Murataj, me prindër shqiptarë, i rritur në Foggia dhe banues në Latisana (Udine), ishte në vitin e fundit të gjimnazit.
Mbrëmjen e kishte kaluar në një piceri me shokët e klasës dhe mësuesit dhe po shkonte në një diskotekë në resortin bregdetar për të marrë pjesë në festën e maturës. Teksa po kalonte rrugën, ai është përplasur në vijat e bardha nga një automjet.
I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë rrugës.
“Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediet italiane daja i 19-vjeçarit. Autoritetet në Itali po punojnë për z bardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.