Itali/ Plagoset me thikë 18-vjeçari shqiptar reagon kryebashkiaku i Carmignanos: Ndodhet në gjendje të rëndë

Një adoleshent shqiptar rreth 18 vjeç është plagosur mbrëmë me thikë në Carmignano. Mediat italiane shkruajnë se sulmi është ende duke u ekzaminuar nga karabinierët, të cilët po hetojnë dinamikën. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme.

Kërkimi për autorin e ngjarjes ka vazhduar gjatë gjithë natës. Ndërkohë që për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Carmignano Edoardo Prestanti, i cili tha se shqiptari është transferuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë por nën kujdesin e mjekëve.

“Djali është transferuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, kushtet janë të rënda por shpresojmë të dalë nga rreziku për jetën. Policia mundi të hynte në pamjet e kamerave të vëzhgimit në zonë. E paralajmërova menjëherë prefektin, policia përjashton çdo rrezik për bashkëqytetarët tanë, ndjej se mund të qetësoj qytetarët. Kushdo që ka informacion të dobishëm duhet të kontaktojë absolutisht me karabinierët. Falenderojmë bashkëqytetarët që kanë dhënë ndihmën e parë”, shkroi Prestanti.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *