Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi ka plagosur me thikë një 25-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një klub natë në Barcollo, ku një grup të rinj po përlesheshin me njëri-tjetrin, mes të cilëve ishte edhe shqiptari i arrestuar. Në një moment, 25-vjeçari ndërhyn mes turmës për të neutralizuar situatën, ndërsa shqiptari kthehet dhe e godet 3 herë me thikë pas shpine të riun italian.
Ky i fundit ndërhyri në momentin kur grupi i djemëve shqiptarë po ngacmonin klientët e tjerë. I riu italian është transportuar në spital ku po merr mjekimet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për arsye hetimore identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë ende publik.