Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Armando Serjanay është emri i punëtorit shqiptar që u rrëzua ditën e premte në rajonin Chiabotto të San Giorgio Monferrato. Ai ndërroi jetë pavarësisht mbërritjes së menjëhershme në spitalin në Casale, pasi shokët e punës e transportuan menjëherë.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se burri, i cili në dhjetor do mbushte 42 vjeç, u rrëzua nga një lartësi prej 4-5 metrash teksa bashkë me bashkatdhetarët e tjerë po punonte për riparimin e çatisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e komisariatit të Casale dhe Spresal për hetimet që po vijojnë.