Itali/ Prindërit shqiptarë inskenuan ‘braktisjen’ e djalit të tyre minoren

Një çift prindërish shqiptarë inskenuan braktisjen e djalit të tyre në Itali. Ata kishin si qëllim përfitimin nga mundësia që ofron shteti italian për rastet e fëmijëve minoren të pashoqëruar.

Rasti është zbardhur nga autoritetet. Sipas mediave italiane, 17-vjeçari shqiptar u paraqit në polici, duke thënë se kishte mbërritur vetëm në Itali dhe nuk kishte asnjë të afërm që të kujdesej për të.

Autoritetet u vunë në lëvizje për të ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji, si caktimi i një strukture sociale, sigurimi i strehimit, mbështetje për shkollim dhe dhënie e lejes së qëndrimit. Më pas u konstatua se 17-vjeçari kishte mbërritur në Piza dy ditë më parë me një fluturim nga Shqipëria por në listën e pasagjerëve figuronte edhe një çift me të njëjtin mbiemër, që ishin prindërit e djalit.

Pas hetimeve, u dha një alarm mbarëkombëtar i cili bëri të mundur gjetjen e prindërve të 17-vjeçarit, të cilët u bllokuan në dalje të territorit italian nga Bari. Ata u detyruan të riktheheshin edhe njëherë në Piza për tu bashkuar me djalin e tyre dhe më pas për t’u rikthyer në Shqipëri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *