Kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme në Verona me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Nga fotot e publikuara nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, duket se Meloni është takuar edhe me Ramën dhe Vuçiç njëkohësisht.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në hapjen e një panairi vere në Verona. Pikërisht ky panair bëri bashkë krerët e nismës Ballkani i Hapur, të cilët për herë të parë u prezantuan me stendën që mbante emrin e kësaj nisme.
Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave dhe efekti në rritjen e ekonomive të rajonit ishin kryefjalë e deklaratave të një konference të përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski