Me daljen e raportit për Silvio Berlusconin, i cili thekson se si “gjendja klinike është e qëndrueshme dhe e qetë”, ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani thekson se ai mbetet lideri i Forza Italia.
“Ai është më mirë, fola me të dje në mbrëmje. Po përgatit fjalimin e tij për ngjarjen që do të zhvillohet. Në Milano do të ketë mesazhin e tij në konventë.
Doja që kjo demonstratë të tregojë se lideri i Forza Italia është Silvio Berlusconi, ai është udhërrëfyesi ynë, nuk ka liderë të tjerë aspirantë”, shtoi Antonio Tajani.
“Jam shumë mirë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, më mjafton kjo”, përfundoi ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi hipotezën se konventa e 5 dhe 6 majit i shërben investimit të tij si kreu politik i FI-së.
Ndërsa raporti mjekësor për gjendjen e ish-kryeministrit italian thotë se pamja e përgjithshme klinike e Berlusconit është e qëndrueshme dhe e qetë, duke lejuar vazhdimin e terapive që synojnë kontrollin e sëmundjes hematologjike në shtrimin e zakonshëm në spital.
Drejtuesi i Forza Italia ndodhet i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano që prej datës 5 prill.