Itali/ Rrëzohet deltaplani, humbin jetën instruktori dhe kursanti shqiptar

Një deltaplan është rrëzuar duke shkatuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Romagna-s, në Italinë veriore.

Instruktori italian 65-vjeçar dhe i riu 32-vjeçari me origjinë shqiptare Fatjon Garxenaj, me banim në Riolo Terme (Ravena), mbetën të vrarë.

Aeroplani me motor me dy ulëse, i cili ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca me qëllim trajnimin e një të riu shqiptar në një kurs për pilotët rekreativë, u përplas në një fushë midis kufirit të provincave Forlì dhe Ravenna.

Piloti (instruktori) nuk ka kontrolluar dot dy kthesa të papritura që avioni ka bërë dhe për rrjedhojë ka përfunduar në tokë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *