Autoritetet italiane kanë realizuar një operacion në Vimercate, duke sekuestruar 142 kilogramë kokainë dhe duke arrestuar dy shqiptarë.
Sipas mediave italiane, droga ishte fshehur në katër automjete të marra me qira, të parkuara në garazhet e një pallati. Operacioni u zhvillua më 27 shtator, por informacioni u bë publik vetëm tani.
Përveç arrestimeve në Vimercate, një shqiptar tjetër u kap në Milano me 60 kilogramë kokainë, duke e çuar në mbi 200 kilogramë sasinë totale të sekuestruar.