Pesë persona janë plagosur ditën e sotme, pasi shkallët në një xhami në Vicenza të Italisë u shembën.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi besimtarët kishin falur Namazin e Fitër Bajramit.
Brenda ndërtesës ishin të pranishëm më shumë se një mijë besimtarë. Mësohet se shkallët e brendshme nuk kanë mundur të mbajnë peshën e njerëzve.
Një prej besimtarëve ka mbetur i bllokuar mes llamarinave por më pas është liruar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.