Një shqiptar dhe dy vëllezër të etnitetit rom janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme gjatë një përleshje. Ngjarja ka ndodhur në Romë, në rrugën Casilincontrada, midis Casalone dhe Castelverde.
Dy vëllezërit rom të moshës 17 dhe 21 vjeç të cilët jetonin në një banesë pranë rrugës u gjetën të qëlluar me armë zjarri në vendngjarje, ndërsa shqiptari u gjet i plagosur në fytyrë.
Të tre personat ndodhen në spital, ndërsa shqiptari është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
/Priza.al/