Pronari i një një picerie në Itali dhe një punonjës shqiptar janë arrestuar pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Gjithçka ka nisur kur punonjësit e zyrës së policisë administrative dhe agjentët e komisariatit kryen një kontroll në një piceri pranë kazermës De Cristoforis. Ata gjetën disa parregullsi në biznes, por stresi dhe qëndrimi i pronarit dhe punonjësit shqiptar ngriti dyshime.
Në xhepin shqiptarit u gjetën pesë topa kokainë, me peshë gati 4.73 gram, ndërsa në ambientet e picerisë u gjetëm dhe 522 gramë, si dhe gati një mijë euro para cash dhe një peshore precize.
Personat në fjalë janë arrestuar, ndërsa Komisioneri i provincës së Comos ka urdhëruar mbylljen e restorantit për 30 ditë.