Etna, vullkani më aktiv në Evropë, shpërtheu ditën e sotme dhe hodhi hi në Catania, qytetin më të madh në Sicilinë lindore.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INGV), i cili monitoron nga afër Etna, tha se retë dhe ditët me shi penguan monitorimin e shpërthimit. Instituti tha se hiri ra në Catania dhe një qytet në shpatet e malit Etna, por nuk pati raportime për të lënduar.
Aeroporti i Katanias njoftoi se fluturimet u pezulluan përkohësisht për shkak të hirit.
Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile e Italisë tha në një paralajmërim të enjten se, duke pasur parasysh rritjen e aktivitetit vullkanik, mund të ketë ndryshime “të papritura” në aktivitetin e Etna.