Një aksident automobilistik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ka lënë të plagosur një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 dhe sipas mediave italiane shqiptari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip ‘Audi’ në momentin që ka dalë nga rruga.
Raportohet se ai ka mbetur i bllokuar brenda mjetit të tij për shkak të përplasjes së fortë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të prerë makinën dhe për ta nxjerrë shqiptarin që aty.
Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte. Ai është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.