Itali/ Shqiptari vret 52-vjeçarin, shkak dyshimet për tradhëtinë e gruas

Një shtetas shqiptar, 42 vjeç është arestuar nga policia italiane pasi dyshohet të jetë autori i një vrasjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Një 52-vjeçar italian, ka rënë pre e atentatit dhe është goditur një herë në qafë dhe disa herë në trup nga shqiptari.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shtetasi shqiptar mund të jetë nxitur nga xhelozia, për një marrëdhënie të mundshme mes gruas së tij dhe viktimës. Ky i fundit, ka gjetur vdekjen në spital, pas plagëve të marra.

Kamerat e sigurisë në zonë dhe ekipet e Policisë të gjendura pranë vendit të ngjarjes kanë bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ky i fundit u gjet dhe u arrestua nga policia në një parking.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *