Itali/ Shqiptari vret vajzën adoleshente dhe një shtetas italian

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, në natën midis së shtunës 6 dhe të dielës 7 maj në Torremaggiore, në zonën e Foggia në Itali.

Mediat italiane traportojnë se vrasësi i dyshuar është babai i viktimës 16-vjeçare. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët.

Në momentet ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e vrasësit të dyshuar. Gruaja tani është e shtruar në spitalin e Foggia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *