Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna të Italisë për dhunë në familje. Ndaj 50-vjeçarit u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dhunë në familje, pasi në muajin maj u padit nga gruaja e tij.
Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij.
Pasi kaluan disa javë, shqiptari kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, kjo pasi nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.
50-vjeçari u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.
Kërkesa e çuditshme e tij ka bërë që gjykata të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.