Një 36-vjeçar, i cili po arratisej nga një vendngjarje ku sapo kishte kryer një grabitje së bashku me një person tjetër ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në një aksident në zonën e Campanias në Itali.
Mësohet se 36-vjeçari me iniciale A. K. së bashku me bashkëpunëtorin e tij po arratiseshin dhe kanë dalë në autostradë duke kaluar gardhet dhe parmakët dhe më pas ka tentuar të kalojë përmes rrugës kryesore me vrap.
Megjithatë tentativa e tij nuk ka qenë e suksesshme pasi është përplasur menjëherë nga një automjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga një 66-vjeçar italian dhe që e ka lënë të vdekur në vend.
Pas aksidentit 66-vjeçari është vendosur nën hetim për vdekjen e 36-vjeçarit shqiptar, ndërsa pas ngjarjes edhe vetë i moshuari ka pësuar një traumë që e ka dërguar atë në spital.