Itali/ Tragjedia e teleferikut, 3 persona në burg: Dyshohet se kishin dijeni mbi defektin e frenave!

Vetëm tre ditë mbas tragjedisë së teleferikut në Piemonte, Itali, Prokuroria ka arrestuar tre persona. Pika e kthesës erdhi pothuajse në të gdhirë të ditës së mërkurë, pas një nate pyetjesh intensive dhe ndonjëherë edhe momente të tensionuara dhe dramatike.

Emrat e të arrestuarve janë Luigi Nerini, 56 vjeç nga Baveno (Verbania) pronar i Ferrovie del Mottarone, drejtori i biznesit Enrico Perocchio dhe shefi i shërbimit Gabriele Tadini të tre personat e ndaluar për aksidentin në Mottarone në të cilin vdiqën 14 persona, midis tyre edhe 2 fëmijë. Mbas 12 orësh të kaluar në kazermat e Karabinierëve, të tre u dërguan në burgun në Verbania.

Prokurorja Olimpia Bossi tha: “Fotot tregojnë se kishte një ndërhyrje në sistemin e frenave të emergjencës. Piruni metalik që bllokon frenat ishte i fiksuar. Hetimi deri më tani ka treguar se kjo është bërë për të parandaluar ndërprerjet e përsëritura në teleferik. Për të eliminuar këto probleme, operatorët, me dijeninë e plotë të shefave, nuk e hoqën pirunin metalik. Kështu kur u prish kablloja, sistemi i frenave të emergjencës nuk funksionoi”.

Kryetarja e Komunës së Stresa, Verbania, u shpreh se lajmi i mëngjesit të sotëm ishte një tjetër goditje e rëndë pasi tragjedia mund të ishte shmangur. “Njerëzit e mirë dhe të këqij ekzistojnë kudo, por persona të tillë shpresoj që të jenë shumë pak”, u shpreh ajo ndërsa ndodhej në spitalin e Torinos për të vizituar Eitanin, fëmija i cili i mbijetoi tragjedisë.

Pse ndodhi tragjedia?

Në sistemin teleferik Mottarone, janë kryer 2 ndërhyrje teknike nga kompania e ngarkuar për mirëmbajtjen. Megjithatë kjo nuk do ta kishte “zgjidhur problemin” dhe për këtë arsye u vendos që të “anashkalohet problemi” i çaktivizimit të sistemit të frenimit emergjent’, shpjegoi Prokurorja e Verbania, Olimpia Bossi.

Të tre personat e arrestuar gjatë natës “pranuan” se me ndërgjegje të plotë, nuk e kishin aktivizuar frenën, sipas asaj që u raportua nga Nënkoloneli Alberto Cicognani. “Frena nuk u aktivizua me dijeni të plotë? Po, po, ata e pranuan”, u shpreh oficeri. “Kishte keqfunksionime në teleferik, u thirr mirëmbajtja, e cila nuk e zgjidhi problemin, ose vetëm pjesërisht e zgjidhi atë. Për të shmangur ndërprerjet e mëtejshme në shërbim, ata zgjodhën ta linin “pirunin”, i cili parandalon frenat e emergjencës për të hyrë në veprim”.

Prokurorja Olimpia Bossi ka deklaruar se “inspektime të mëtejshme do të kryhen” në vendin e tragjedisë Mottarone.

“Unë besoj se impianti, i cili menaxhohet nga kompania, ka shumë punonjës. Ne do të kontrollojmë nëse stafi gjithashtu ishte në dijeni, gjë që nuk do të thotë se ishte vendimi i tyre” për të lënë pirunin i cili parandaloi funksionimin e frenave të emergjencës”,  shpreh ajo.

/Burimi Ansa.it: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *