Itali/ Transportonte 6 kg kokainë në makinë, në pranga 32-vjeçari shqiptar

Guardia di Finanza në Torino ka arrestuar një trafikant droge me origjinë shqiptare 32 vjeç, të cilit i gjetën 6 kilogramë kokainë brenda makinës së tij. Burri, me vendbanim në kryeqytetin Piemontez, u arrestua pranë Corso Moncalieri.

Policia fillimisht e kishte ndaluar atë për një kontroll rutinë, por sjellja nervoze e shqiptarit, ka bërë që ata të angazhohen në një kontroll të detajuar. Agjentët pasi hetuan gjetën në sediljen e pasagjerit një qese me 5 blloqe të cilat përmbanin rreth 6 kg kokainë.  Për të kamufluar lëndët narkotike, 32 vjecari kishte përdorur një qese me logo të një marke të njohur.

Kontrollet janë shtrirë më tej në shtëpinë e burrit ku janë përdorur qentë e stërvitur për gjetjen e lëndëve narkotike. Këto të fundit kanë arritur të nuhasë 1 kg kokainë, që më pas coj edhe në gjetjen e një peshore precizioni, materiale të tjera të nevojshme që shërbenin për ndarjen në doza të sasisë së kokainës. Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro. Tashmë raportohet se 32-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë gjykata.

/Burimi CronacaQui.it: përshtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *