Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet si shpërndarës droge. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Myslim Miftari, 31 vjeç, i cili rezultonte si i pastrehë në Itali.
Shqiptari u arrestua në San Prisco, teksa pedalonte sipër një biçiklete elektrike.
Teksa po bënte disa lëvizje të dyshimta, policia ndaloi dhe e identifikoi shqiptarin, të cilit iu sekuestruan doza kokaine.
Pas një kontrolli të detajuar, policët i gjetën shqiptarit edhe 18 doza të tjera dhe një shumë prej 70 eurosh.
Në një prej dhomave të banesës së shqiptarit, agjentët gjetën 41 doza të tjera dhe çelësat e një Audi A3 me targa të huaja.
Ndaj 31-vjeçarit rëndon akuza për posedim të paligjshëm droge me qëllim tregtimin e drogës.