Shokët dhe shoqet e klasës së 16-vjeçares shqiptare Jessica Malaj e nisën mësimin të tronditur këtë të hënë, teksa në kangjellat e shkollës u shfaq një banderolë ku shkruhej, ‘Jess jeton brenda nesh përgjithmonë’. Një skicë tre zemra dhe nënshkrimi ‘3A’, ndërsa zilja e shkollës për të nisur mësimin në shkollën e mesme Isiss ‘Fiani-Leccisotti’ ra pasi u mbajt një minutë heshtje për të nderuar ish-nxënësen shqiptare Jessica Malaj.
E mitura humbi jetën nga duart e babait të saj, Taulant Malaj, teksa u fut për të mbrojtur nënën Tefta Malaj të cilën i ati iu sul duke e qëlluar me thikë. 45-vjeçari shqiptar vrau në hyrjen e pallatit 51-vjeçarin italian Massimo De Santis pasi dyshonte se ai dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime. Më pas ngjitet në shtëpi për t’i kërkuar llogari gruas 39 vjeçe duke e sulmuar me thikë dhe lënë të plagosur. Gjatë goditjeve me thikë mes të cilave u fut vajza, e bënë Taluant Malaj vrasës të vajzës së tij.
Krimin rrëqethës bukëpjekësi shqiptar e filmoi me celular dhe e publikoi në What’s up ku në videon 62 sekonda shfaqet duke thënë: E shihni këtë këtu, ai është italian”, njeriu me të cilin besoj që gruaja ka një lidhje. Tashmë një herë e kam falur gruan, është i dyti, e kam prerë, i kam vrarë të tre, edhe vajzën, shiko këtu”
Më pas, duke bërtitur, autori pyet se ku është “fëmija”, djali i saj i vogël: “Nuk kam mbaruar akoma”. Tefta Malaj e plagosur ka arritur të njoftojë policinë, duke parandaluar të tjera viktima. Kryebashkiaku Emilio Di Pumpo bën thirrje që video e krimit të rëndë të mos shpërndahet në rrjete sociale duke kërkuar respekt për viktimat. Tefta Malaj është e shtruar në gjendje shoku në një spital në Foggia ndërsa djalin 5 vjeçar autoritetet ia besuan përkohësisht dajave të tij.
Hetuesit kanë marrë në pyetje të afërm të çiftit shqiptar, ndërsa nga provat e para kemi të bëjmë me një krim pasioni pas dyshimeve të Taulant Malaj për një lidhje të gruas së tij me italianin De Santis. ndërsa për fqinjët e çiftit Malajt kishte thjesht një obsesion që nuk kishte asnjë bazë në realitet.