Itali/ Udhëtoi drejt Australisë me pasaportën e shokut, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria Publike. Ai akuzohet për veprën penale “Zëvendësimi i personit”, kryer në vitin 2012.

Shqiptari u kap teksa po udhëtonte me autobus. 59-vjeçari duhej të vuante një dëmin prej 2 muajsh burgim. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun “Ernesto Mari” në Trieste.

11 vite më parë, ai i kishte gjetur një vend pune në Australi. Për të shkuar në shtetin ku u punësua, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë. Por pas kthimit të tij në Itali, autoritetet zbuluan se 59-vjeçari ishte denoncuar nga shoku në polici.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *