Itali/ Vaksina e detyrueshme për personat mbi 50 vjeç, kush nuk imunizohet gjobë nga 100 deri në 1500 euro

Këshilli i Ministrave në Itali miraton një masë tjetër në përpjekje për të ndalur rritjen e pafundme të infeksioneve, atë të vaksinimit të detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç.

Qeveria e kryeministri Mario Draghi ka miratuar se vaksina do të jetë e detyrueshme deri në datën 15 qershor, për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 50 vjeç ose do ta mbushin atë deri në atë datë, me përjashtim vetëm për ata që kanë certifikatë mjekësore. Kurse personat që e kanë kaluar COVID, do të duhet të vaksinohen pas 6 muajsh.

Për ata që vendosin të mos imunizohen, parashikohet një gjobë prej 100 eurosh. Për 50-vjeçarët po bëhet edhe një tjetër ndërhyrje: nga data 15 Shkurt do të mund të dalin në punë vetëm me lejen super jeshile. Një masë që vlen si për privatin ashtu edhe për publikun, përfshirë ata që punojnë në gjyqësor dhe magjistratët. Megjithatë, rregulli nuk zbatohet për avokatët mbrojtës, dëshmitarët dhe palët në gjyq.

Kontrollet do të jenë në dorën e punëdhënësve dhe ata që nuk kanë superpass do të mungojnë të pajustifikuar deri në paraqitjen e vërtetimit, ‘me të drejtën e mbajtjes së marrëdhënies së punës dhe pa pasoja disiplinore”, por me pezullim të pagës dhe çdo’ shpërblim Ata që hyjnë në një vend pune dhe nuk kanë super lejen, gjobiten nga prefekti nga 600 deri në 1500 euro.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *