Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra nga 43-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, thotë se nuk vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje me Teftën, gruan e 43-vjeçarit.
‘Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende enë gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli” – tha Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë.
Gianluca përjashton çdo lloj lidhje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta: “Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani ishte 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje, ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin. Edhe me Taulantin, e pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”