Alfons Kola, autori i dyshuar Petrit Gega ka ‘kyçur’ gojën para hetuesve të Itali. Petrit Gega qëndroi i heshtur gjatë marrjes në pyetje që u zhvilluan mes të martës së 31 majit dhe të enjtes.
52-vjeçari Petrit Gega u ndalua nga policia një orë më vonë pasi goditi për vdekje 33-vjeçarin Alfonso Kolën. Sipas asaj që u konstatua nga hetuesit, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se për marrëdhënien e tyre kanë dijeni miqtë e tyre të përbashkët, pasi të dy njiheshin që në Lezhë. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje, ku humbi jeten një kallmetor nē Itali dhe nga dora e një kallmetori.
Sidoqoftë, ngjarja është ende e mbushur me mister pasi nuk dihen motive konkrete.
Vrasësi i dyshuar u arrestua në banesën e tij. Ai jeton me gruan dhe fëmijët e tij. Autoritetet italiane e pikasën pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë.