Një 38-vjeçare shqiptare e identifikuar si Anila Ruci është gjetur e vdekur në shtëpi. Ndërsa bashkëjetuesi i saj, Osman Bilyhu, 38 vjeç mbeti i plagosur. Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole, Pavia.
Personi që jetonte me të arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjët si vëllai i saj. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00.
Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim dhe kur nuk mbërriti njoftoi policinë. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur në shtëpi.
Dëshmia e të mbijetuarit që po merr trajtim në spital do të jetë vendimtare për të zbuluar detajet. Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes gruas së vrarë dhe burrit, i cili tani është shtruar në spital në poliklinikën San Matteo në Pavia.
Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit dhe kishte rreth 1 vit që jetonte në Scaldasole.