Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, në Savona të Italisë. Ka qenë vetë autori, i cili ka pranuar se ka qëlluar 28-vjeçaren. Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por e reja kishte ndërruar jetë.
Autori i dyshuar u arrestua. Ai është identifikuar si Sefayou Sow, 27 vjeç ndërsa viktima raportohet të jetë Danjela Neza, me origjinë shqiptare. Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve. Duket se fundi i lidhjes së tyre u bë shkak për sherrin që rezutoi fatal.
Pranë vendit të vrasjes është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22.