Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Breshias në Itali ku viktimë mbeti Alfons Kola. Policia italiane ka mundur të arrestojë autorin 52-vjeçar po me origjinë shqiptare, Petrit Gegën.
Viktima u godit me thikë dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni të rëndë para se gjendja e tij të përkeqësohej.
Policia dyshon se mes autorit dhe viktimës ka pasur një sherr që nisi me dhunë fizike dhe agravoi në përdorimin e mjetit prerës për arsye ende të pa konfirmuara.