Nuk ka më asnjë dyshim. Mario Draghi nuk do të jetë kryeministër I Italisë edhe pse është hera e dytë që ai dorëhiqet. Tashmë në Italinë fqinje ka hyrë në fuqi skenari i paralajmëruar për të shkuar në zgjedhej të parakohshe.
Draghi iu drejtua herët në mëngjes zyrës së president Sergio Matarrela, i cili kësaj radhe pranoi letrën e tij të dorëheqjes. Kjo ndodhi pasi tre aleatë kryesorë të koalicionit vendosën të tërheqin mbështetjen e tyre për kryeministrin Mario Draghi.
Kjo do të thotë se votuesit të shkojnë sërish në qendrat e votimit për zgjedhje të reja të përgjithshme – të dytat në katër vjet, të cilat me gjasë do të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Liga e Matteo Salvinit, Forza Italia e Silvio Berlusconit dhe Lëvizja Pesë Yje (M5S) e Giuseppe Conte vendosën të abstenojnë ndaj një votëbesimi në Senat të mërkurën.
Edhe pse Draghi arriti të fitonte votëbesimin 95 pro me 38 kundër, abstenimet e aleatëve të tij qartësuan fundin e paktit të unitetit kombëtar të vulosur në shkurt 2021, kur Draghi mori detyrën.
Në 14 korrik presidenti Mattarella kishte refuzuar dorëheqjen e tij pasi lëvizja 5 yjet abstenoi gjatë një votimi për një paketë stimuluese.
Draghi përsëriti thirrjet e tij për unitet në fjalim por si Liga dhe Forza Italia njoftuan se nuk do të qëndronin më në koalicion për sa kohë që M5S do të ishte pjesë e tij.