Italia marrëveshje me Libinë për gazin

Teksa vendet europiane janë në kërkim të alternativave për t’u shkëputur plotësisht nga energjia ruse, kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libane të gazit në det të hapur.

Prodhimi pritet të fillojë në vitin 2026, teksa kompania e shtetit fqinj do t ë ndihmojë në zhvillimin e tyre. Konkretisht, ENI ka njoftuar se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar.

Njoftimi i kompanisë energjitike në itali erdhi teksa kryeministrja, Giorgia Meloni, vizitoi Afrikën e Veriut të pasur me energji.Pas nisjes së luftës ruse në Ukrianë, shtetet evropiane kanë kërkuar të blejnë gaz natyror nga burime jo-ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023. Pavarësisht se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë më të këqijat në dekada, Rusia ende furnizon BE-në me gaz përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe Turqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *