Italia merr vendimin për emigrantët shqiptarë, ja deri kur do të mbyllen kufijtë me Shqipërinë

Qeveria italiane ka marrë vendimin në lidhje me Shqipërinë, që të zgjasë kufizimet për personat që duan të hyjnë në vend, edhe pse numri i infeksioneve është ulur.

Sipas urdhërit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë turistët nga shumica e vendeve europiane, nuk do të mund të hyjnë në Itali, të paktën deri më 15 dhjetor të këtij viti, në listën e këtyre vendeve është edhe Shqipëria .

Me vendimin që pritet të hyjë në fuqi nga nesër, mësohet se udhëtimi nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Përjashtim është bërë vetëm për qytetarët e Izraelit, të cilët mund të udhëtojnë drejt Italisë nëse paraqesin Green Pass-in ose tamponin negativ për Covid.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *