Italia miraton 2 mld euro ndihmë emergjente për zonat e prekura nga vërshimet

Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni.

Të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara.

Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.
Meloni, e cila vizitoi të dielën zonat e prekura, të martën mblodhi kabinetit qeveritar për të miratuar paketën e ndihmës.

Ajo tha se ndihma do të jetë për personat e prekur nga vërshimet, por edhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit.

Sipas kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen për shpenzime lidhur me emergjencat dhe moratoriumet mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe kompanitë e prekura./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *