Italia ngre dhe helikopterët për trafikantët, arrestohen edhe 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë mes 12 të arrestuarve nga policia italiane. Trafikantët përdornin gjuhë të koduar për të shitur lëndë narkotike.

Trafikimi i drogës ka qenë masiv gjatë periudhës së pandemisë ku dërgesat e lëndëve narkotike bëheshin direkt për në shtëpi.

Në vend të picave ata dërgonin drogë. Në operacionin e saj policia italiane arrestuan 12 persona, të gjithë burra, midis tyre edhe një grua, të akuzuar për trafik droge.

Operacioni u krye pas një aktiviteti hetimor kompleks ndaj një rrjeti të dendur të trafikut të drogës. Policisë iu desh të përdorë helikopter për të vendosur në pranga të 12 personat.

Hetimet bënë të mundur dokumentimin se si trafikantët e drogës përdornin gjuhë të koduar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *