Italia ka gjetur më në fund rrjetën dhe ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Zvicrës në “Grupin A” të Kupës së Europës.
Në minutën ë 26’ ishte Manuel Locatelli i cili finalizoi bukur aksionin e skuadrës “azzure”.
Vetëm pak minuta më parë një gol iu anulua mbrojtësit Chiellini për prekje me dorë, por kësaj radhe Locatelli ishte i vetëm para portës dhe nuk mund të gabonte.
Ndeshja Itali-Zvicër është e vlefshme për grupin A të “Euro 2020”, dhe ”Azzurët” sot me një 3 pikësh siguronin kualifikimin automatikisht.
21:20 Italia ka shënuar golin e avantazhit në sfidën ndaj Zvicrës, por VAR ka prishur festën. Goli ka ardhur nga mbrojtja, ku Chiellini ka shënuar falë një rrëmuje në zonë.
Më pas arbitri është sinjalizuar nga VAR se kishte një prekje me dorë në zonë.
/Priza.al/