Italianët ‘ulin kokën’, pranojnë Certifikatën e Vaksinimit në heshtje… ku shkoi rezistenca?

Disa javë më parë, italianët protestuan për faktin që qeveria vendosi që vaksina të bëhet me detyrim dhe se për të lëvizur në ambientet publike duhet që të kesh pasaportën e vaksinimit. Por në përpjekje për të shmangur infektimet, ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi për Certifikatën e vaksinimit.

Sipas vendimit të qeverisë mësimdhënësit duhet të kenë dëshmi se janë vaksinuar para se të hyjnë nëpër klasa dhe nuk do munden të punojnë pa të. Gjithashtu pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më. Mirëpo një gjë e tillë nuk do të kërkohet nga minorenët.

Certifikata e Vaksinimit do të jetë i detyrueshëm për qytetarët që udhëtojnë në trena, aeroplanë, anije dhe autobusë ndërqytetës. Certifikata do të duhet edhe për të hyrë në restorante, për marrjen e shërbimeve dhe për të qenë prezent nëpër aktivitete të ndryshme.

Pasaporta e Gjelbër është certifikatë digjitale ose e shtypur në letër, e cila tregon që dikush e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ka dalë negativ në test ose është shëruar së fundi nga koronavirusi.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *