Një 57-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës, pasi u kap medikamente kontrabandë.
Shtetasit italian me iniciale F. F., i është sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore në cilësinë e provës.
Njoftimi i policisë:
Port Durrës
Tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, procedohet penalisht 57-vjeçari (shtetas italian).
Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kontrabanduar medikamente mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, kanë referuar materialet në Prokurori për këtë rast dhe si rezultat, ka nisur procedimi penal për shtetasin:
-F. F., 57 vjeç, banues në Itali.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.