Itinerari i Ballkanit/ Për emigrantët në Greqi, rruga drejt ‘jetës së re’ kalon përmes Shqipërisë

Gjithnjë e më shumë migrantë përpiqen nga Greqia përmes Shqipërisë të kalojnë në Europën Perëndimore. Shumë prej tyre raportojnë për kthime ilegale (pushbacks) në kufirin grek.

Në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra emigrantë të varfër shqiptarë vërshuan nëpër pyjet pranë fshatit Ieropigi, duke iu shmangur patrullave kufitare greke për të kërkuar punë në Greqi pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Tridhjetë vjet më vonë, rrjedha ndërkufitare përmbyset, megjithëse në një shkallë shumë më të vogël. Tani janë njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika që fluturojnë nëpër të njëjtat pyje lisi, duke lëvizur nga Greqia në Shqipëri këtë herë, në gjysmën e rrugëtimit të tyre të gjatë në zemër të Evropës.

A Syrian man rests on the floor of an abandoned army outpost near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Tuesday, Sept. 28, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

Që nga viti 2018, emigrantët dhe refugjatët që preferojnë të provojnë fatin e tyre diku më të pasur se Greqia. Me vjeshtën është rikthyer dhe itinerari ballkanik. Sipas Associated Press rreth 50 emigrantë, në anën greke, po qëndrojnë në një ish zonë ushtarake të braktisur tashmë, në pritje për të hyrë në Shqipëri.

Vija e kufirit është vetëm 50 metra larg. Një prej tyre, sirian, tregon se dëshiron të vazhdojë udhëtimin dhe pse nuk mund të ecë mirë pasi i dhemb këmba.

A Syrian man sits inside an abandoned army outpost near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Saturday, Sept. 25, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

Por ka dhe nga ata të cilët qëndrojnë prej më shumë se 50 ditësh në këtë zonë. Shaik është kryefamiljar dhe ka pesë fëmijë të moshës nga 5 deri në 15 vjec. Ai është përpjekur të kalojë kufirin gjashtë herë, por të gjitha herët është kthyer mbrapsht. Ai tregon se kërkon të hyjë në vendin tonë, për të vazhduar udhëtimin në Serbi. Por sipas tij në kufirin me Shqipërinë është Fronteks, me polici gjermane, italiane dhe hungareze, prandaj është e pamundur të kalohet.

Syrian migrants sit inside a forest near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Saturday, Sept. 25, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

Emigrantët vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Kanë opsione të ndryshme, të gjitha të paligjshme si për shembull të shkojnë me gomone në Itali ose të kalojnë nëpërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kufiri Bullgar shihet si shumë e rrezikshme, Maqedonia e Veriut mbron gjithnjë e më mirë kufirin e saj, prandaj një numër i madh po zgjedhin Shqipërinë, edhe pse patrullat e saj forcohen nga oficerët e agjencisë kufitare Frontex të Bashkimit Evropian. Të dhënat e policisë tregojnë se Shqipëria ka parë një rritje të arrestimeve për hyrje të paligjshme këtë vit.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme shqiptare Ardian Bita tha se vendi i tij “po bën çmos për të luftuar grupet e krimit të organizuar” që ndihmojnë trafikun e emigrantëve, dhe ka arrestuar “një numër të konsiderueshëm” të kontrabandistëve këtë vit.

A Syrian man cooks inside an abandoned army outpost near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Tuesday, Sept. 28, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

A makeshift sign on a Greek Orthodox chapel shows the way to Albania, near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Tuesday, Sept. 28, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

Migrants arrive at an abandoned army outpost near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Saturday, Sept. 25, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

An abandoned army outpost where migrants gather near Ieropigi village, northern Greece, at the Greek - Albanian border, on Tuesday, Sept. 28, 2021. A relatively smooth section of Greece's rugged border with Albania is turning into a major thoroughfare north for migrants in Greece seeking a better life in Europe's prosperous heartland. (AP Photo/Giannis Papanikos)

/Burimi: AssociatedPress/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *