Një 42-vjeçar shqiptar i cilësuar si kreu i një organizate kriminale kushtuar trafikimit të drogës, u arrestua në aeroportin San Francesco të Perugia.
Pak më shumë se 7 muaj hetime, hetuesit e koordinuar nga Prokurori i Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur “San Mariano 2017”, shkatërruan një linjë kriminale të trafikimit dhe shitjes së drogës, veçanërisht marijuanës.
Grupi përbëhej nga 6 persona, të gjithë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore ishin në gjendje të menaxhonin sasi të mëdha droge, duke bërë që ato të mbërrinin nga Shqipëria, në një qendër magazinimi edhe në Romë.
Hetimi bëri të mundur kapjen e pothuajse 1,400 kg marijuanë dhe të armëve e gjithashtu të një gomoneje oqeanike që përdorej për transportimin e drogës.
Kreu i organizatës kriminale tashmë ndodhet në burg.
/Priza.al/