Fermerët e fshatit Kafaraj në Fier kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi, sipas tyre, nuk janë dëmshpërblyer në lidhje me dëmet që u është shkaktuar nga përmbytjet e fundit. Sipas tyre rreth 32 ha sera luleshtrydhe janë dëmtuar. Prej përmbytjeve në 12 dhjetor i dëmtuan rreth 62 fermerë në Frakull dhe Kafaraj.
Pasi protestuan para Bashkisë së qytetit, ato më pas janë takuar me kryebashkiakun, Armando Subashi ku dhe i paraqitën një peticion dhe kërkesë për kompensimin e dëmeve që shkaktuan përmbytjet.
Pas takimit me Subashin, kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka tha se vlera e dëmit shkon rreth 300 milion lekë dhe sipas ligjit një pjesë të këtij dëmi kërkohet sipas ligjit të dëmshpërblehet nga Bashkia Fier.
/Priza.al/